E Diel, 1 Nëntor 2026

De Marnac EULEKS mbeshtetje logjistike per bisedimet Beograd- Prishtine

Shefi i EULEX Havier de Marnhac ka thene se misioni qe ai drejton eshte gati te mundesoje mbeshtetje logjistike per dialogun Beograd-Prishtine sidomos ne fushen e ligjeve. Deklarata vjen ne diten e pare te vizites se De Marnak ne Beograd.

Ne gjithashtu do te kontribuojme ne implementimin e cdo marreveshjeje qe mund te arrihet ka thene ai per te perditshmen e Beogradit Blic.

Francezi i EULEX- it qe viziton Beogradin per here te pare ne cilesine e kreut te misionit ka shtuar se nje nga qellimet e vizites eshte edhe permiresimi i zbatimit te ligjit ne veri te Kosoves.

Une besoj se ne duhet te bashkojme forcat per te luftuar krimin dhe sidomos ate te organizuar ka thene De Marnak.
Ai ka shtuar se bashkepunimi rajonal eshte nje nga premisat me te rendesishme ne luften ndaj krimeve serioze dhe se ai do te vizitoje Tiranen Shkupin dhe Podgoricen gjate diteve qe vijne.

Perpara kesaj vizite misioni i BE ne Kosove EULEX kishte paralajmeruar se De Marnhac do te fliste me autoritetet e Beogradit per ceshtje ligjore dhe sidomos per vendosjen e rregullit ne pjesen e veriut te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›