E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton Ratifikimi i START te kaperceje vijat partiake

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton shprehet se ratifikimi nga Senati i Traktatit per Pakesimin e Armeve Strategjike me Rusine duhet ti kaperceje vijat partiake. Sipas saj traktati eshte nje ceshtje qe lidhet me jeten a vdekjen dhe jo me politiken ndersa theksoi se pyetjet qe kane ngritur disa senatore republikane lidhur me traktatin meritojne pergjigje.

Gjate takimit te nivelit te larte te NATO-s Bashkimi Evropian dhe Rusia u bene thirrje Shteteve te Bashkuara ta ratifikojne traktatin START. Ky traktat ka marre mbeshtetje te forte nga partneret e NATO-s ushtarake te larte dhe ish-zyrtare te administrates. Por disa senatore republikane kane shprehur rezerva lidhur me marreveshjen qe parashikon pakesim ne masen 30 per qind te stoqeve amerikane me arme berthamore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›