Irak vriten dy vellezer te krishtere

Dy vellezer te krishtere jane vrare nga persona te armatosur ne Mosul ne veri te Irakut ne nje sulm tjeter kunder komunitetit te krishter te vendit.
Dy vellezerit siro-katolike jane vrare ne dyqanin e tyre ne nje zone te industrializuar te qytetit pasi jane qelluar me arme zjarri.
Ata jane Wahad Hanna dhe vellai i tij Saad perkatesisht 40 dhe 43 vjec bejne te ditur autoritetet lokale.
Komuniteti i krishter ne Irak eshte sulmuar ashper ne javet e fundit si pjese e nje vale te re aktesh dhune.
Ndaj ketyre ngjarjeve ka reaguar komuniteti nderkombetar qe ka kerkuar heqjen dore nga te tilla sulme dhe garanci per mbrojtjen e te krishtereve.