Afganistan, sulm në një autobuz, viktima
Një autobus është sulmuar me bombë në Afganistanin jugor, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë pasagjerëve civilë.
Zyrtarët e provincës Helmand bëjnë të ditur se viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë.
Civilët janë shpesh në shënjestër të sulmeve talebane, si pjesë e luftës së tyre kundër forcave afgane dhe ndërkombëtare në vend.