Marine Le Pen, ushëheqësja e re e Frontit Nacional

Fronti Nacional i së djathtës ekstreme në Francë ka emëruar Marine le Pen si ushëheqëse të re.
Ajo pason babanë e saj, Zhan Marie le Pen, i cili dha dorëheqjen pas gati 40 vjetësh në krye të partisë.
Marine le Pen ka deklaruar se dëshiron të thyejë imazhin ksenofob të Frontit Nacional.
Ky i fundit, me axhendën anti-emigrantë, është shmangur nga partitë kryesore në Francë.