E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani jugor, nis numërimi i votave të referendumit

Në Sudanin Jugor qendrat e votimit mbyllën dyert pas një jave referendum për të vendosur ndarjen nga Veriu.

Ata që hodhën të fundit votat e tyre të shtunën në referendum do të mund të shohim krijimin e shtetit të më ri në botë. Tashmë numërimi ka filluar dhe sipas vëzhguesve ndërkombëtarë referendumi ka shkuar pa probleme.
 

Referendumi është një hap i rëndësishëm që mund t`i japë fund dekadave të luftës civile mes veriut kryesisht musliman dhe jugut me mbizotërim të krishterë.

Zyrtarët veriore duket gjithnjë e më shumë të dorëzuar para faktit se kanë prodhimin e naftës në jug, një burim i pashtershëm ekonomik për vendin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›