Gjykatësi refuzon apelin e Dohertyt

Një gjykatës në Londër ka refuzuar një apel nga ekipi i avokatëve të këngëtarit britanik Pete Doherty, për rastin e kapjes së tij me kokainë.
Këngëtari së bashku me dy miq të tij janë akuzuar për posedim kokaine në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa tani avokatët kanë kërkuar anulimin e rastit ende pa filluar gjykimi.
Mirëpo, gjykatësi ka refuzuar të bëjë diçka të tillë, kështu që tre të akuzuarit do të paraqiten në gjykatë më 2 shkurt, kur edhe do të fillojë gjykimi i tyre.