Afganistan sulmohet banka 18 te vdekur

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të një komandoje talebanësh ndaj një banke të Jalalabad, në lindje të Afganistanit.
Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i provincës Gul Agha Shirzay.
Një zëdhënës i talebanëve, Zabihullah Mujahed, ka deklaruar se “tre kamikazë kanë hyrë në filialin e Kabul Bank në Jalalabad në zyrën ku paguhen pagat e ushtrisë dhe policisë. Shumë humbje janë shënuar”.
Ky sulm është i fundit i një serie që gjatë këtyre ditëve ka përgjakur rajonin lindor të vendit duke shkaktuar 12 të vdekur.