E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë ish-diktatori tunizian Ben Ali

Ish-presidenti tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali, i arratisur nga vendi pas protestave masive në mesin e muajit janar, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite, raportoi përpara disa minutash televizioni "France 24".
Lajmi duhet ende të konfirmohet nga rrjetet e rëndësishme ndërkombëtare, por "France 24" citoi "burime të sigurta spitalore". Përpara dy ditësh, e përditshmja “Le Monde” informoi e para se diktatori 74-vjeçar kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në gjendje kritike në një spital në Xhedah.

Brenda disa orësh, edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmjes franceze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›