E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kufizon lëvizjen e personelit në zonat palestineze

Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka kufizuar lëvizjen e stafit në disa zona palestineze të Bregut Perëndimor.

Ky hap vjen një ditë pasi SHBA-të kanë vënë veto ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraleite në territorin palestinez.

Reduktimet e lëvizjeve kanë nisur sot për të zgjatur deri të hënën. Më herët, qindra palestinezë kanë demonstruar kundër SHBA-ve në qytetet Tulkarm dhe Nablus.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›