E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, talebanët refuzojnë përsëri të ulin armët

Në janar u zhvillua Konferenca e Londrës për Afganistanin dhe vendet donatore mbështetën planet e Karzait për bisedime me militantët si dhe premtuan miliona dollarë ndihma për ti bindur ata të ulin armët.

Por ftesave të përsëritura për paqe të Karzait në parlamentin afgan zëdhënësi i talebanëve Qari Mohammad Yousuf u është përgjigjur duke thënë se "Karzai është një kukull dhe nuk mund të përfaqësojë një komb apo një qeveri".

"Ai është i zhytur në korrupsion dhe është i rrethuar nga komandantët e luftës që e bëjnë atë të pasur. Ne refuzojmë kërkesat e tij'', theksoi Yousuf.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›