E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë: Protestë e ish-punonjësve të gjykatave

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti.“Sot shënohet dy vjetori i largimit të atyre punëtorëve nga objektet e gjykatave në veri. Protesta ka filluar me një marshim simbolik prej qendrës së qytetit. Gjithçka është qetë deri më tani”, bëri të ditur Hoti.

Dy vite më parë, gjykatat në veri ishin uzurpuar nga protestuesit serbë. Rifunksionalizimi i pjesërishëm i tyre kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2009. Aktualisht, në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës janë të angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorialë, që të gjithë të mandatuar nga misioni EULEX.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›