E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, talibanët vrasin dy ushtarë britanikë

Dy ushtarë britanikë janë vrarë pas sulmit të talibanëve në bazën e tyre në jug të Afganistanit.

Ushtarët, pjesë e Trupës Logjistike të Mbretërisë, kanë pësuar nga sulmi me mortaja në qarkun Nahr-e-Saraj të provincës Helamnd.

Vdekja e tyre çon në 412 numrin e ushtarëve të vrarë britanikë në Afganistan.

Britania ka rreth 9.500 trupa në këtë vend, shumica të pozicionuara në provincën e trazuar të Helmandit.

Londra planifikon t`i tërheqë ato në vitin 2014, kur përgjegjësitë e sigurisë do t`iu dorëzohen forcave afgane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›