Bujanovc, mijëra protestues dënuan terrorin serb

“Bujanovcin do ta ruajmë”, “Bujanovci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milloshevic”, këto ishin vetëm dia afishe dhe brohoritje që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme gjithpopullore në sheshin “Skenderbe” të Bujanovcit.
“Dacic nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi, për ta realizuar spastrimin etnik, por këtë kurrë nuk do ta pranojnë qytetaret e Luginës, pasi Lugina ka edhe shumë komandant Llesha tjerë”- tha Jonmuz Mulsiu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanovcit para mijëra qytetarëve, të cilët mbanin pllakata në duar me mbishkrime “Dacici djali i Milloshi-stop diskriminimit”.
Ndërsa, kryetari Komunës së Buajnvcit Shaip Kamberi, në vazhdim ju drejtua masës së mbledhur në sheshin “Skendere” duke pohuar se “Ivica Dacic nuk e ka hesapin e mire, pasi shqiptari me dhune nuk sprapset, por behet edhe me i bashkuar edhe më i fortë. Dacici dje përdori gjithçka pasi qe arrestoi edhe qytetare qe janë ne liste për këshilltarë, prandaj nga këtu u themi se të gjithë jemi terroriste dhe le të vije e të na arrestoj të gjithëve , nëse mundet.”
Njëkohësisht njeriu i parë i Bujanovcit, Shaip Kamberi, para masës ka pohuar se do të alarmojë OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë parandaluese e dhunës serbe dhe pengimit të destabilizimit të situatës në rajon.
Ndërsa Galip Beqiri nga KNSH pohoi se aksionet e fundit janë një veprim shumë i egër i Ivica Dacicit, një luftë e pa kompromis që vështirë ta parashikojmë se ku do të përfundojë.
Në vazhdim fjalën e mori kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanovc, tha se “Nëse Beogradi ka vende për 120. 000 shqiptaret e Luginës se Preshevës, le të urdhërojë te na arrestojë të gjithëve, se nuk kemi ndërmend të lëvizim nga tokat tona.”
Kurse lideri i UDSH-së z. Rahmi Zulfiu, theksoi se me këtë protestë dhe deklaratën e tre kuvendeve shqiptare ne dëshmuam se nuk kemi ndërmend te biem ne ndikim te kërcënimeve te Ivica Dacicit dhe se ne do te qëndrojmë këtu përgjithmonë.”
Protesta e sotme në Bujanovc u ndoq nga forca të mëdha policore dhe ushtarake publike dhe të maskuara edhe nga përfaqësues të msioneve ndërkombëtare dhe ambasadës së SHBA-së, përfaqësues të shumta të mediave shqiptare, serbe dhe të huaja.