E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë, Hoxhaj dorëzon kërkesën për njohje të Kosovës

Në kuadër të vizitës dyditore në Mbretërinë e Tajlandës, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me homologun tajlandez, Surapong Toviçakçaikul, të cilit i ka dorëzuar edhe kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri tajlandez ka siguruar se kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga vendi i tij.

“Në një të ardhme të afërt do të dëgjoni lajme pozitive për Kosovën”, citohet Toviçakçaikul në njoftimin e Ministrisë së Jashtme kosovare.

Dy zyrtarët mësohet të kenë diskutuar edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Tajlandës dhe Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›