Presheva nuk bojkoton zgjedhjet serbe
Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku është marrë vendimi që të votohet në zgjedhjet e Serbisë. Pas arrestimit të djeshëm të tetë shqiptarëve, ishe përmendur mundësia e bojkotimit të këtyre zgjedhjeve
Serbët e Bujanovcit, në anën tjetër, e shohin ndryshe aksionin e xhandarmërisë serbe. Svetislav Veliçkovic, kryetar i Komitetit për të Drejta të Njeriut, thotë se “aksioni për arrestimin e shqiptarëve është i vonuar”.
"Arrestimi mund të ishte bërë më herët, sepse të arrestuarit me kohë ishin të njohur për policinë," tha ai.
Anëtari i këshillit komunal në Bujanoc, Miodrag Milkovic, këtë rast e krahason me vendimin e pafajësisë për Fatmir Limajn, sipas të cilit “është vërtetuar se drejtësia në hapësirën e atjeshme pothuaj nuk ekziston”.