Afganistan, të paktën 22 të vdekur nga tërmetet e sotme
Kabul - Afganistani është tronditur nga dy tërmete që shkaktuan vdekjen e të paktën 22 personave. Autoritet lokale njoftojnë se dy lëkundjet sizmike ndodhën mëngjesin e sotëm në lindje të vendit brenda një intervali prej dy orësh. Rajoni i Khogyanit është më i godituri nga këto lëkundje.
"Katër fshatra u dëmtuan rëndë nga dy lëkundjet sizmike. Një numër i përgjithshëm prej 22 personash u vranë, dhe 30 të tjerë u plagosën. Më shumë se 200 shtëpi u shkatërruan", deklaroi guvernatori i distriktit të Khogyanit, Haji Said Rahman.