E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, tërhiqet PS

Tiranë -Partia Socialiste u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që kanë mundësi ekonomike për tu pajisur me kartë identiteti të shkojnë të aplikojnë në qendra përkatëse. Me këtë veprim, duke se PS-ja, është tërhequr disi nga kërkesa e saj për dhënie kartash falas. “Askush të mos vonojë të aplikojë nëse e përballon taksën e votës”-theksoi deputeti Kastriot Islami. Ai tha se “nuk mund të ketë zgjedhje po qe se edhe një shqiptar nuk arrin të votojë për shkak të taksës së votës”.

Sipas tij, deri tani nuk është marrë asnjë masë serioze dhe asnjë veprim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë lidhur më pajisjen e votuesve me karta identiteti.

“Sot më 16 prill, pas më shumë se tre muaj nga dita e fillimit, rrjeti i stacioneve të aplikimit është ende i pa shtrirë plotësisht dhe në shumë komuna stacionet e aplikimit nuk janë funksionale; Ritmet e aplikimeve kanë rënë ndjeshëm dhe mbeten larg mundësive teknike e premtimeve për rreth 100 mijë aplikime në javë”-theksoi Islami.

Në emër të PS-së, deputeti Islami ka kërkuar të hiqet taksa e votimit dhe Karta e Identitetit për votuesit pa pasaportë të trajtohet si mjet identifikimi vetëm për votimin në 28 Qershor 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›