E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, të paktën 5 viktima nga një atentat kamikaz

Të paktën pesë ushtarë mbetën të vdekur dhe mbi nëntë të tjerë u plagosën sot nga një sulm kamikaz kundër një autobusi të ushtrisë afganë në qendër të Kabulit.
Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, duke dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Dy kamikazë hapën zjarr me armë automatike kundër autobusit ku ndodheshin forca rekrute të ushtrisë afgane të cilët po transportoheshin drejt Qendrës së Formimit Ushtarak në Kabul (KMTC)”, deklaroi gjenerali Mohamed Zahir Azimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›