Obama: Lidhjet SHBA-Turqi, të rëndësishme

Lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë, përkundër dallimeve rreth Iranit, tha presidenti amerikan Barak Obama.
Në një intervistë me shkrim për gazetën turke “Hyrijet”, kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Ankarasë që të përmirësojë marrëdhëniet me Izraelin.
“Interesat dhe vlerat e përbashkëta nuk mund t`i zvoglojnë marrëdhëniet tona, madje edhe kur kemi mospajtime”, tha Obama.