E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, Motaki dënon shkarkimin e papritur

Ish ministri i jashtëm i Iranit Manuçer Motaki ka dënuar shkarkimin e papritur të tij nga presidenti Mahmud Ahmedinexhad, duke e qujatur këtë hap si “jo-islamik dhe ofendues”.

Motaki është cituar nga agjencia e lajmeve Mehr se shkarkimi i një ministri të qeverisë, ndërsa është në mision zyrtar, është “jashtë praktikave të politikës”.

Ahmadinexhad bëri të ditur vendimin për shkarkimin e Motakit, ndërsa ky i fundit ishte në një vizitë në Afrikën Veriore.

Motaki tha se nuk i ishte dhënë asnjë paralajmërim.

Kreu i parlamentit, Ali Larixhani kritikoi sot lëvizjen e Ahemdinexhadit.

Një këshilltar i lartë i Amhedinexhadit ka përsëritur se Motaki e ka ditur paraprakisht vendimin për shkarkimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›