Afganistan, truproja vret vëllain e presidentit Karzai

Ditën e sotme është vrarë sot në Afganista, vëllai i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai. Zyrtarët në spitalin Mirwais në Kandahar, kanë konfirmuar se Ahmad Wali Karzai, shef i Këshillit Provincial, zyrtarisht është shpallur i vdekur.
Mësohet se Ahmad Wali Karzai ishte qëlluar për vdekje, prej njërit prej truprojave të tij në shtëpinë e tij në Kandahar. I konsideruar si njëri nga zyrtarët më të fuqishëm qeveritarë në Afganistan, Ahmad Wali Karzai, po ashtu, ishte në qendër të akuzave për korrupsion në Afganistan.
Autoritetet thanë se në sulm ishte vrarë edhe zëvendës shefi i Këshillit Provincial të Kandaharit, Amir Lalai.