E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, HRW kërkon hetime për administratën Bush

Organizata “Human Rights Watch” i ka bërë thirrje administratës së presidentit Barak Obama, të urdhëroj nisjen e hetimeve lidhur me akuzat se administrata e ish presidentit Xhorxh Bush, ka autorizuar përdorimin e torturës kundër të burgosurve.
 

Në një raport prej 107 faqesh organizata “Human Rights Watch” thekson se administrata Obama ka dështuar të plotësoj detyrimet e saj sipas Konventës Kundër Torturës, për hetimin e akteve të torturës dhe keqtrajtimet e tjera të të burgosurve.

Avokatët e organizatës “Human Rights Watch” theksojnë se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetimet për krime lufte për katër zyrtarë të nivelit më të lartë të administratës Bush.
 

Sipas tyre disa nga personat të cilët duhet të hetohen janë ish presidenti Xhorxh Bush, ish zëvendës presidenti Dik Çejni, ish sekretari i mbrojtjes Donald Ramsfeld, dhe ish drejtori i agjencisë CIA, Xhorxh Tenet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›