E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, urdhër arresti për ish Guvernatorin e Bankës Qëndrore

Afganistani ka lëshuar një urdhër arresti për ish guvernatorin e Bankës Qëndrore të këtij shteti pas hetimeve për korrupsion.
 

Prokurori afgan, Rahmatullah Nazari, ka thënë se urdhër arresti për Abdul Kadir Fitrat, i cili momentalisht është në SHBA, i është dërguar Interpolit dhe Ambasadës Amerikane në Kabul.
 

Fitrat të hënën ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti dhe se jeta e tij është në rrezik si pasojë e hetimeve ndaj tij.
 

Ai ka akuzuar qeverinë se ka dështuar për të hetuar ata që kanë qenë përgjegjës për rrezikun e dështimit të Bankës së Kabulit, vitin e kaluar, bankës më të madhe private në Afganistan.
 

Skandali i korrupsionit në Bankën e Kabulit ka bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të mos e përkrahë Afganistanin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›