E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 18 të vdekur nga sulmi në një hotel

Hoteli luksoz "Intercontinental", i cili ndodhet në Kabul të Afganistanit, është transormuar gjatë natës në një fushë beteje, mes forcave të sigurisë dhe talebanëve të armatosur gjer në dhëmbë, të cilët kishin si objektiv shfarosjen e shtetasve të huaj.

Beteja u zhvillua për mëse 5 orë me një bilanc prej 18 të vdekurish, 10 prej tyre civilë dhe 8 terroristë.

Të paktën një prej terroristëve hodhi vetën në erë dhe helikoptëret e NATO-s eliminuan të gjithë snajperat që ndodheshin në taracën e hotelit.

Hoteli është një prej vendeve më të frekuentuara prej pasanikëve afganë dhe prej shtetasve perëndimore vizitorë në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›