Afganistan, viten 32 talebanë dhe 3 ushtarë të sigurisë gjatë luftimeve
32 rebelë talebanë dhe tre ushtarë afganë janë vrarë në luftimet mes forcave të sigurimit dhe militantëve në jug të Afganistanit.
"Luftimet ndodhën në fshatin Khushal Khan të distriktit Nad Ali në provincën Helmand", njofton zëdhënësi i guvernatorit të provincës Dawood Ahmadi.
Në këtë distrikt marinsat amerikanë po ndërtojnë plane për një operacion të përgjithshëm kundër rebelëve.
Autoritetet nuk bëjnë të ditur kur do fillojë operacioni por sipas gjasave do fillojë së shpejti.