E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër tërmet trondit Haitin

Një lëkundje e re tërmeti 4.6 ballë e shkallës Rihter ka tronditur Haitin. Epiqendra e lëkundjes u lokalizua në 10 kilometra thellësi dhe 40 kilometra larg kryeqytetit Port au Princ.
Ndërkohë, janë mbi 200 mijë viktimat e tërmetit të 12 janarit që goditi ishullin e Karaibeve, ndërsa 300 mijë personat e plagosur.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri haitjan, Jean Max Bellerive, i cili ka saktësuar se nga të plagosurit 4 mijë kanë marrë dëmtime serioze.
Që nga dita e tërmetit shkatërrues, 482 mijë persona kanë lënë kryeqytetin Port au Princ për t'u transferuar tek të afërmit apo miqtë në qytetet më të afërta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›