E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Sarkozi, diskutime rreth stabilitetit të euro-zonës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar nje vizitë në Paris ku është takuar me kryeministrin francaz Nikolas Sarkozi. Tema kryesore e takimit ishte diskutimi rreth stabilitetit të buxhetit të zonës euro dhe uljen e tensoineve rreth të ardhmes jo të sigur të projekteve të trasporteve ushtarake. Ndonëse nuk përfshiheshin në axhendë problemet e shteteve të tilla si Greqia apo Portugalia krerët e dy shteve bënë të ditur se Greqia duhet t'i zgjidhë vetë problemet me buxhetin e saj dhe se ky do të jetë qëndrimi zyrtar i BE-së. Takimi ishte i pari që nga koha kur kancelarja gjermane siguroi mandatin e saj të dytë.
Biseda mes dy krerëve të lartë është përqëndruar rreth zgjidhjes së projektit ushtarak evropian A400M. Merkel deklaroi pas takimit se këtij projekti nevojitet ti jepet një zgjidhje sa më shpejt.
"Ne po ndjekim me vëmendje si po ecën projekti i transportimit ushtarak Airbus A400M.
Mendoj se bisedimet duhet të vazhdojnë dhe ne jemi të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje, pasi bëhet fjalë për një projekt shumë strategjik", tha Merkel pas takimit me Sakkozi. Ndësa kryeministri francez u shpreh se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për ketë projekt deciziv dhe se zgjidhja do të vijë shumë shpejt.
Krerët e lartë më parë kishin bere te ditur mundësinë e përdorimit të një fondi prej 28 miliard eurosh për sigurimin e transportit të aeroplanëve luftarakë por tashmë po përballen me mungesën e një shume prej 2.3 miliard eurosh për zgjidhjen e problemit. E pyetur nga mediat rreth kesaj çështje Merkel u shpreh se koalicioni qendror për zgjidhjen e kësaj cështje është i bashkuar dhe tashmë ka 100 ditë që ka hyrë në fuqi.
"Të gjitha vendet janë duke përfituar nga projekti dhe mbështesin atë. Ndaj ne jemi të lumtur të themi se ky plan tregon kohezionin qe egziston mes qeverive tona", përfundoi Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›