Basesku: Rumania do lejojë mburojën anti-raketë
Presidenti rumun Trajan Bashesku tha se vendi i tij ka rënë dakort që në Rumani të vendosen interceptorët balistikë me rreze të mesme veprimi, të cilët janë pjesë e sistemit të ri të mburojës amerikane.
"Rumania zyrtarisht është ftuar nga presidenti amerikan Barak Obama që të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore", tha Bashesku në fund të takimit të këshillit të lartë të mbrojtjes.
Ai tha se Bukureshti ka rënë dakort të marrë pjesë sepse sistemi i ri do "ta mbrojë tërë territorin e Rumanisë", duke theksuar se ai nuk duhet të shihet si armiqësor ndaj Rusisë.