E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 10 fëmijë dhe 2 ushtarë në një atentat

KABUL - Dhjetë fëmijë që dilnin nga shkolla dhe dy ushtarë të NATO-s u vranë sot në Afganistan gjatë një atentati.

Ngjarja ndodhi pak para orës 11:00 me orën lokale në provincën juglindore të Paktias, e njohur si bastion i rebelëve talebanë. 

"Një kamikaz është vetëvrarë në afërsi të shkollës ndërkohë që fëmijët dilnin nga mësimi", deklaroi shefi i policisë së provincës Zalmai Uriakhail. 

Sipas një deklarate për shtyp të Ministrisë së Brendshme afgane, edhe pesëmbëdhjetë fëmijë të tjerë u plagosën gjatë këtij atentati.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›