E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo firmos zyrtarisht, Roberto Karlos trajner në Turqi

ANGLI- Kohë merkatoja dhe që fillon nga trajnerët. Tashmë gjithçka është zyrtare, Zhoze Murinjo do të drejtojë Çelsin për 4 vitet e ardhshme, ashtu si një javë më parë tabloidi anglez “The Sun” ishte shprehur më parë. 

Lajmi është bërë i ditur nga siti zyrtar i klubit londinez dhe kështu Murinjo do të rikthehet në Londër, atje ku në 2007 largohej pas 2 titujve Premier Lige dhe 2 kupa të fituara. 

Ndërkohë, një lajm tjetër vjen nga bota e trajningut. Roberto Karlos do të drejtojë Sivasporin në Turqi, skuadër që militon në Superligën turke. Roberto Karlos ka lënë kështu Anzhin, ku ishte zv.trajner dhe lojtar dhe është rikthyer në Turqi, por jo si futbollist i Fenerbaçes, ku luajti për 2 vjet, por si trajner i Sivasporit.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›