Arvizu: Votoni, ky është zëri juaj. ACT NOW nuk është lëvizje politike
Tiranë- Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e ekselencës së Universitetit të Tiranës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu u ka kërkuar të rinjve që të vendosin vetë për votën e tyre dhe të mos ndikohen nga votimi familjar.
Duke e nënvizuar këtë si një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, Arvizu ftoi të rinjtë që masivisht ti drejtohen kutive të votimit dhe të vendosin për fatin e vendit të tyre, duke qenë më të angazhaur në procesin demokratik të zgjedhjeve.
Mendoj se pika kyçe, një demokraci që të funksionojë duhet të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarja duhet të jetë sa më e gjerë. Mendoj se ndërsa Shqipëria vazhdon përpara, ky është një element që ka më shumë punë. Nuk po bëj fjalë vetëm për daljen në votime, në Amerikë ne jemi të kënaqur nëse 60% e të regjistruarve dalin në votime, në Shqipëri është më lart. Një demokraci e vërtetë nuk është që vota jote të merret e mirëqenë. Nëse familja juaj ka votuar për PS, ju duhet të vendosni vetë se cila është zgjedhja juaj. Nëse familja juaj thotë që ka vuajtur në komunizëm, është e natyrshme që ata të votojnë për PD. Ti duhet të vendosësh për veten. Mos lejoni që vota juaj të merret si mirëqënie- tha Arvizu.
Arvizu për herë të parë ka folur edhe për njerëz që e urrejnë ose paragjykojnë inisiativën e ambasadës amerikane Act Now, por pa specifikuar se cilët janë ata.
Sëbashku me disa kolegë në ambasadë kemi ndermarrë nismen ‘ACT NOW vepro tani’. Jam me të vërtetë krenar për këtë nisëm. Dua të jem i sinqertë me ju. Disa njerëz në Shqipëri e urrejnë atë. Ata e urrejnë vepro tani. Përse e urrejnë? Është shumë e thjeshtë. Vepro tani, disa njerëz mendojnë se ne po ndihmojmë shoqërinë civile. Jo. Shoqëria civile mund të jetë mjeti. Vepro tani nuk është asgjë më shumë se sa të përpiqesh të bësh gjëra. Që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë vlerë. Vepro tani nuk ka asnjë lidhje me politikën nuk mban kahun e njërës apo tjetrës palë.
Cilit do që nuk i pëlqen vepro tani, kjo më tregon se si ata ndihen për popullin shqiptarë. Në cilëndo demokraci dhe në SHBA njerëzit të thonë dhe unë jam zyrtarë i qeverisë amerikane. Ata thonë mos beso se cfarë të thotë qeveria.Kjo nuk është këshillë e keqe. Si amerikan unë përfaqësoj qeverinë dhe dua që njerëzit të besojnë atë që unë bëj por si qytetar unë nuk besoj gjithcka që qeveria më thotë mua dhe mendoj se kjo është e shëndetëshme. Mos besoni gjithcka që ju thuhet pasi keni fituar të drejtën që të mendoni lirisht të bëni zgjedhjet tuaja dhe jo të tjerët ta bëjnë atë,- u shpreh ai.
Gjithashu ambasadori u shpreh i qartë ndërsa tha se në Shqipëri duhet një stil i ri i fishatave elektorale, ku siç tha Arvizu, mbi posterat elektorale të jenë programet e partive dhe kandidatëve të tyre pë deputetë.
Dëshiornim të prezantonim një stil të ri, për pozicionet e platformat sesa sulmet kundrejt kudnërshtarëve. Sistemi amerikan është diçka që vlerëson transparencën e vazhdimësinë e proceseve demokratike, përtej rezultatit të zgjedhjeve, si amerikan jam rritur me konceptin e demokracisë të të pasurit të informacionit në dispozicionin tim, ka qindra reklama këtu në sezonin zgjedhor…. Demokracia ka lidhje me pjesëmarrjen në procesin e votimit. Sot ka shumë mënyra për marrjen e informacionit. Ndryshe nga vite më parë, sot janë rrjetet sociale. Vota juaj është e shenjtë dhe demokracia është e lidhur me pjesëmarrjen në votim. Pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë sa më e gjerë, sa më e madhe të jetë e mundur. Unë mendoj se ju jeni shumë të zgjuar se si ta largoni zhurmën e të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme për ju dhe veten tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni ndryshim në vendin tuaj, gjithçka me informacionin e duhur dhe vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni unë jam thjesht një votë, sigurisht që ka rëndësi, ka edhe raste kur në Amerikë kanë fituar kandidatët për vetëm 2 vota,- tha Arvizu.
Duke u ndalur tek situata në KQZ, Arvizu tha:
Procesi ëshytë në mnëyrë kritike i rëndësishëm, pra duhet të bëjmë gjëra që tër risim besimin e njerëzve. Zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente, të hapur, të drejtë dhe të ndershme. Rekordi për këtë është pak i përzier, për KQZ ska nevojë të futem te kjo, por mendoj ndonjehëre se sjanë 4 komisionerë kundrejt 3 komisionerëve, por pika qëndron në këtë ju si qytetarëv, si votues keni nevojë të keni njëfarë besimi që kur të hidhni votën të numërohet si duhet, e kur votimi të jetë shumë i ngushtë si ishte në maj të 2011-ës për bashkinë atëherë ka rregulla të tjera, që rregullat të ndiqen, që rregullat të mos ndryshohen në momentin e fundit në avantazh të njërës e disavantazh të tjetërës palë,- u shpreh ambasadori.
Sequi: Tre ligjet nuk e përfundojnë të gjithë procesin
Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropain Ettore Sequi tha se tre ligjet e miratuar nuk e përfundojnë të gjithë procesin e anëtarësimit në BE.
Është shumë e rëndësishme që të jeni aktiv, aktorë në jetën politike të vendit tuaj. Ju duhet ti shtyni politikanët që të venë në zbatimi ata që dalin nga raportet e BE. Është thelbësore që të mbeteni të interesuar tek ngjarjet që ndodhin në vendin tuaj. Përpiquni që të jeni qytetarë të mirë, aktivë dhe mos u korruptoni që të ketë një Shqipëri pa korrupsion , dhe respektoni ligjin nëse doni që ligji të dominojë.- iu drejtua Sekui të rinjve.