E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Romney 2 jave para zgjedhjeve

Dy javë deri në zgjedhje, Presidenti Barack Obama dhe rivali i tij, republikani Mitt Romney janë duke bërë një thirrje të fundit për votuesit, të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen se për cilin kandidat do të votojnë. Sondazhet tregojnë se gara midis tyre është e barabartë, prandaj edhe votat e të pavendosurve bëhen të rëndësishme.
Gjatë një tubimi të martën në Florida, presidenti Obama kritikoi Romney se ka ndryshuar mendjen e tij për çështje të mëdha, duke përfshirë operacionin për të vrarë Osama bin Ladenin. Ai e quajti debatin e të hënës si një natë që u karakterizua nga "Romnezia" (humbje e kujtesës për zotin Romney). Obama tha se besimi qe populli duhet te këtë tek presidenti është shume gjeja me e rendesishme.
“Nuk ka asgjë me serioze ne një fushate presidenciale se sa besimi. Besimi është ai qe ka rendësi. Ju keni te drejte te dini qe personi qe synon te jete presidenti juaj eshte nje person i besimit”, deklaroi Obama. 
Romney tha në një tubim me mbështetësit e tij në Las Vegas të Nevadës se pas 4 debatesh, duke përfshirë një debat zv/presidencial, fushata e z. Obama është fundosur, ndërsa fushata e tij ka marrë vrull dhe vazhdon përpara me të gjithë fuqinë.
“Sulmet ndaj meje nuk përbejnë nje axhende. Nga debatet e deritanishme, qofte me presidentin apo edhe ne debatin mes kandidateve per zv/president nuk kemi degjuar per nje axhende konkrete. Kjo ehste arsyeja pse fushata e Obamës po fundoset ndërsa e jona po ecen përpara”, tha ai. 
Të dyja fushatat pretendojnë se kandidati i tyre doli fitues në debatin, mbrëmjen e së hënës, i cili u përqëndrua në politikën e jashtme. Por disa sondazhe kryesore të opinionit thonë se presidenti Obama doli fitues në këtë debat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›