E Diel, 1 Nëntor 2026

BE sot në axhendë azilkërkuesit nga Ballkani

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të shqyrtojnë sot ankesat e disa vendeve anëtare për fluksin e madh të azilkërkuesve dhe shqyrtimin e çështjes së heqjes së vizave.
 

Ministrat e jashtëm do të takohen sot në Luksemburg, vendi i cili është në mesin e gjashtë shteteve anëtare që ka shprehur ankesa dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrin masa lidhur me mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave, për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.
 

BE pritet të shqyrtojë aplikimin e një mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në takimin e 27 të ministrave të rendit dhe drejtësisë të vendeve anëtare.

Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Franca dhe Suedia janë gjashtë vendet anëtare që kanë kërkuar shqyrtimin e regjimit pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Por, diplomatët europerëndimor ditët e fundit kanë theksuar se nuk pritet të ketë vendim për këtë çështje, por vetëm debate dhe rekomandime që do ti përcillen vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›