Me mijera persona protestojne para parlamentit spanjoll

Me mijëra persona kanë zbritur në shesh në Madrid për të protestuar para parlamentit spanjoll kundër politikës së shkurtimit të buxhetit të ndërmarrë nga qeveria e Mariano Rajoi. Një numër i madh policësh nuk ka lejuar skena dhune. Manifestimi është organizuar me rastin e ditës së parë të diskutimeve në Parlament të planit financiar për vitin 2013. “Pushteti gjerman është në duart e bankave gejrmane, në të njëjtën mënyrë bankat spanjolle janë shumë dakord me atë që po ndodh këtu,” ka thënë një protestues. Ky nuk është një konflikt ndërmjet kombeve të ndryshme, ëshët nëj konflikt ndërmjet të pasurve dhe të varfërve të kombësive të ndryshme. Gjermanët e varfër janë goditur në të njëjtën mënyrë që janë goditur dhe spanjolët e varfër apo grekët dhe portugezët.” Manovra e parashikuar për vitin e ardhshëm duhet të jetë prej rreth 39 miliard eurosh. Një manovër sakrificash për Spanjën që po përballet me vitin e dytë të recesionit në 3 vitet e fundit me një nivel papunësie rekord që ka arritur deri në 25 për qind.