Klinton thirrje republikaneve ne Senat te miratojne traktatin START

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thote se ratifikimi nga Senati i Traktatit per Pakesimin e Armeve Strategjike me Rusine duhet ti kaperceje vijat partiake. Zonja Klinton i beri komentet ne nje interviste per televizionin amerikan nga Lisbona ku ka ndjekur punimet e takimit te NATO-s.
Ajo tha se traktati eshte nje ceshtje qe lidhet me jeten a vdekjen dhe jo me politiken. Zonja Klinton shtoi se pyetjet qe kane ngritur disa senatore republikane lidhur me traktatin meritojne pergjigje.
Dje gjate takimit te nivelit te larte te NATO-s Bashkimi Evropian dhe Rusia u bene thirrje Shteteve te Bashkuara ta ratifikojne traktatin START. Ky traktat ka marre mbeshtetje te forte nga partneret e NATO-s ushtarake te larte dhe ish-zyrtare te administrates.
Por disa senatore republikane kane shprehur rezerva lidhur me marreveshjen qe parashikon pakcsim ne masen 30 per qind te stoqeve amerikane me arme berthamore.