E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Vendimi per te dyshuarin per terrorizem ngjall debate

Rrezimi i te gjitha akuzave pervec njeres nga nje gjykate civile ndaj nje te dyshuari per terrorizem po ngjall nje debat te ri duke ngritur pyetjen nese gjyqe te tilla duhet te behen nga gjykata civile apo ushtarake. Ne vijim nje analize e ketij vendimi ne gjyqin e Ahmed Ghailanit.

Ai eshte i pari i dyshuar per terrorizem qe ishte mbajtur ne qendren e ndalimit ne Gjirin e Guantanamos qe gjykohet ne nje gjykate civile dhe jo ushtarake. Kjo gjykate e denoi tanzaniani Ahmed Ghailani per vetem nje nga 280 akuzat e lidhura me bombardimet e ne ambasadat amerikane ne Tanzani dhe Kenia ne vitin 1998.

Shpallja fajtor per konspiracion per Ghailanin parashikon nje denim prej 20 vjetesh ne burg deri ne burgim te perjetshem. Por akuza per vrasje dhe akuza te tjera u hodhen poshte. 224 vete perfshire 12 amerikane humben jeten nga shperthimet. Ky rast ka ngjallur debate te nxehta ne Shtetet e Bashkuara lidhur me menyren sesi duhen gjykuar te dyshuarit per terrorizem. Ndryshe nga vitet e meparshme administrata e Presidentit Obama kishte nxitur gjykimin ne gjykatat civile. Tom Malinovski i Human Rights Watch thote sistemi funksionoi.

Kjo tregon se gjykatat amerikane dhe jurite amerikane jane te pavarura te matura dhe e marrin pergjegjesine e tyre shume seriozisht.

Mendoj se gjykatat ushtarake jane me te pershtatshme per gjyqet sepse garantojne per Shtetet e Bashkuara sigurine kombetare te nevojshme nderkohe qe te ndaluarit vazhdojne te gjykohen me nje sistem ku disa te drejta themelore respektohen njelloj sic do te behej edhe ne territorin e Shteteve te Bashkuara thote Elizabeth Samson e Institutit Hudson.

Njujorkezet te intervistuar prane vendit ku ndodhen sulmet e 11 shtatorit kishin mendime te ndryshme.

Une u befasova nga vendimi duke pasur parasysh se cfare ndodhi me 11 shtator. Mendoja se ai do te shpallej fajtor per me shume akuza thote nje grua.

Gjyqi ishte i drejte dhe ai u gjend fajtor per nje akuze. Une kam besim te madh ne sistemin penal te drejtesise ne Shtetet e Bashkuara thote ky banor i Nju Jorkut.

Nese kjo eshte akuza e vetme e cila eshte e provuar dhe ata e cojne deri ne fund eshte me mire se asgje. Por eshte disi zhgenjyese.

Nje humbje per organin e akuzes ishte kur gjykata nuk lejoi nje deshmitar kyc te fliste. Gjykatesi arriti ne perfundimin se gjykata e kishte identifikuar deshmitarin pas praktikave te ashpra ndaj Ghailanit ne Gjirin e Guantanamos. Ja cthote Malinovski i Human Rights Watch.

Gjykata ushtarake do te arrinte te njejtin perfundim sepse komisionet ushtarake jane reformuar nga Kongresi dhe administrata e Presidentit Obama ne menyre te tille qe ndalon absolutisht perdorimin e cdo informacioni te marre permes torturave ose mizorise.

Senatori i pavarur Xho Liberman i tha radios se Zerit te Amerikes se rrezimi i akuzave do te vonoje planet e Presidentit Obama per te mbyllur bazen e Guantanamos.

Kongresmeni Xhon Bejner qe do te jete kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve i beri thirrje Presidentit Obama ta ndryshoje politiken dhe ti gjykoje te dyshuarit ne gjykata ushtarake ne te ardhmen.

Ghailani eshte personi i peste i shpallur fajtor per bombat ne ambasada. Kater te tjeret qe nuk jane mbajtur kurre ne Guantanamo jane denuar me burgim te perjetshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›