E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-ja dhe AAK-ja drejt koalicionit

Fitorja e Partise Demokratike te Kosoves ne zgjedhje e 12 dhjetorit do te nenkuptonte arritjen e marreveshjes se koalicionit me partine e Ramush Haradinajt AAK-ne.
Sipas disa burimeve zyrtaret e ketyre dy partive jane sugjeruar te mos e sulmojne njera-tjetren gjate fushates sic kane bere deri tani. Nderkombetaret e kane marre persiper te pergatisin publikun per kete lloj koalicioni midis ketyre dy subjekteve. Arsyet drejt koalicionit thuhen te jene negociatat e reja Kosove-Serbi dhe nevoja per koncesione te reja per veriun e vendit qe do te mund te udhehiqeshin prej nje qeverie te stabilizuar.
Muajin e shkuar mediat raportuan per dy takime te fshehta te nenkryetarit te AAK-se Blerim Shala me kryeministrin Hashim Thaci ndersa LDK-ja e Isa Mustafes e ka bere te qarte qe nuk do te qeverise me me PDK-ne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›