Afganistan, vriten 5 ushtarë britanikë
5 ushtarë britanikë kanë gjetur vdekjen në provincën Helmand në Afganistan. Lajmi është bërë publik nga Ministria britanike e Mbrojtjes, sipas të cilës autori i krimit është një polic afgan. Ende nuk dihen arsyet e vrasjes.