Durrës, OPEC akordon fonde për ndërtimin e spitalit
Drejtori i Përgjitshëm i OPEC Al-Harbish, i shoqëruar edhe nga zv/ministri i Shëndetësisë Bardh Spahija, kanë inspektuar përfundimin e fazës së dytë të punimeve në kompleksin spitalor të qytetit të Durrësit, investim që kap vlerën e 7 milionë eurove. I kënaqur me ecurinë e punimeve, Al Harbish, pohoi se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare do të vijojë edhe më tej, duke premtuar ndërtimin e pavionit të pediatrisë.