Tajfuni Mirinae shkakton 42 viktima në Vietnam
Tajfuni Mirinae ka shkaktuar 42 viktima në Vietnam. Sipas autoriteteve 21 persona figurojnë të zhdukur. Rreshjet dhe erërat e forta kanë shkatërruar mbi 150 shtëpi dhe mijëra hektare të mbjella. Mirinae është tajfuni i 11-të që godet vendin për këtë vit.