Afganistan, vriten 50 kryengritës
Forcat e NATO-s në Afganistan thotë se më shumë se 50 kryengritës u vranë gjatë natës, gjatë një operacioni të një kampi militant në provincën juglindore Paktika.
NATO thotë se forcat e koalicionit, duke përfshirë edhe forcat afgane kanë luftuar me kryengritës të armatosur rëndë në natën e së enjtes dhe së premtes.
Autoritet e NATO-s thanë se kryengritësit luftuan nga disa vende, duke përfshirë edhe shpella dhe bunkerë të fortifikuar.
NATO nënvizon se kampi në rrethin e Shar Ravza, ishte një zonë për militantët e huaj dhe anëtarë të rrjetit Hakani, një rrjet kryengritës i lidhur me talibanët dhe Al Kaidën.