Kinë, 41 të vdekur nga shpërthimi i autobusit

Rreth 41 persona kanë humbur jetën sot, kur një autobus i mbushur me udhëtarë, dhe që mbante mallra të rrezikshme, ka shpërthyer nga zjarri në Kinë. Incidenti ndodhi në mëngjes në një autostradë në provincën Henan të Kinës.
Nga të dhënat e para mësohet se pesë udhëtarë dhe shoferi i kanë shpëtuar incidentit.
Mediat e huaja po ashtu raportojnë se autobusi është djegur plotësisht, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit.