E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten 7 ushtarë të NATO-s dhe 6 policë afganë

Së paku 6 policë afganë, një zyrtar lokal dhe shtatë ushtarë të NATO-s, janë vrarë në sulme të ndara në pjesën veriore të Afganistanit, gjatë fundjavës.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, nëpërmjet një deklarate, njoftoi se një ushtar ishte vrarë të dielën, ndërsa 6 të tjerë ishin vrarë në incidente të ndryshme luftarake gjatë ditës së shtunë.

Në provincën Kunduz janë vrarë 6 policë afganë, kur militantët talibanë e sulmuan një bazë të tyre të shtunën gjatë natës.

Autoritetet po ashtu kanë njoftuar se të shtunën nga një sulm mje bombë është vrarë një zyrtar lokal dhe shoferi i tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›