E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Nuk do të ketë ndryshim të kufijve


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës i ka bërë thirrje Beogradit, që të distancohet nga stimulimi i dhunës në Kosovë, ndërsa u ka bërë me dije të gjithë atyre që pretendojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës, se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Presidenti Sejdiu gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ka përmendur dhunën në veri të Mitrovicës, e cila sipas tij ka ardhur nga ata që e ndjekin politikën e vjetër të Miloshevicit.
Duke shprehur mundësinë e bisedimeve Beogradin, presidenti theksoi se ato do ta jenë vetëm teknike dhe në asnjë mënyrë nuk do ta prekin statusin e Kosovës.
Sejdiu, para ligjvënësve theksoi se Kosova është në rrugë të drejtë të integrimit dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së nuk do ta ndalë rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Ai ka kërkuar nga Komisioni Evropian që edhe Kosova të përfitojë nga procesi i liberalizmit të vizave dhe shprehu besimin se viti i ardhshëm do të jetë viti i shpejtë drejtë integrimit.
Ai po ashtu ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë sportiv që edhe sporti kosovarë të integrohet.
Në fjalimin vjetor presidenti Sejdiu iu ka bërë thirrje edhe partive politike në Kosovë që në punën e tyre ta kenë interesin qytetarë dhe kombëtarë, ndërkaq prezantoi aktivitetet e tij përgjatë vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›