E Diel, 1 Nëntor 2026

Ugandë, mbi 64 të vdekur nga një atentat i dyfishtë

"Të paktën 64 persona humbën jetën dhe 65 të tjerë u plagosën nga dy atentate në dy restorante në Kampala. Kombësitë e viktimave nuk dihen ende'', konfirmoi zëdhënësi i policisë lokale.

Dy bomba shpërthyen në një restorant etiopian në jug të kryeqytetit ugandez dhe në një klub regbie në lindje të qytetit, ku në secilin kishte njerëz që ishin mbledhur për të parë finalen e kampionatit Botëror, Spanjë-Holandë.

Shefi i policisë ugandeze, Kale Kayihura e lidhi këtë atentat të dyfishtë me kërcënimet e fundit të rebelëve islamikë Shebab në Somali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›