E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten katër persona pas një shpërthimi

Helmand - Katër persona u vrarë sot, përfshi dy shtetas amerikanë, gjatë një atentati me bombë në provincën jugore afgane Helmand, deklaroi një zyrtar i policisë. "Dy këshilltarë amerikanë, një përkthyes afgan dhe një polic u vranë në këtë atentat", deklaroi për agjencinë AFP zëvendësshefi i policisë së Helmandit, Kamalodin Khan. Bomba u aktivizua në distancë, bëhet e ditur nga i njëjti burim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›