E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërime të reja në strukturën e Policisë së Kosovës

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti emëroi Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm dhe ndihmësdrejtorët e Policisë së Kosovës. Kështu, në detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës u emërua Atifete Jahjaga, ndërsa në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës u emërua Dejan Jankoviç.

Ndërkaq, në pozitën e ndihmës drejtorit për Operativë u emërua Shpend Maxhuni. Në pozitën e ndihmës drejtorit për Polici Kufitare u emërua Behar Selimi. Në detyrën e ndihmës drejtorit për Hetime u emërua Kadri Arifi. Në detyrën e Ushtruesit të Detyrës së ndihmës drejtorit për Personel e Trajnime u emërua z. Riza Shillova, ndërsa në detyrën e Ushtruesit të Detyrës së Kryesuesit të Shtyllës për Shërbime Mbështetëse u emërua Shefqet Beqaj.

Megjithë të arriturat e policisë, sipas ministrit Pajaziti, periudha nëpër të cilën po hyn shteti i Kosovës kërkon angazhime edhe më serioze të policisë sidomos në agjendat ku policia ka rolin parësor.

Emërimet e tilla nga ministri Pajaziti janë cilësuar vazhdimësi e reformave në Policinë e Kosovës në rrugën e profesionalizimit të mëtejmë të forcës që mbron rendin dhe ligjin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›