E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Sejdiu: Kosova pret njohje te reja nga vende te ndryshme

Munih, 8 Shkurt, 11:38, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në fjalimin e tij në mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ka thënë se Kosova meriton të njihet nga më shumë shtete.

Komentet e tij u bënë në prag të përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sejdiu ka thënë se priste të ketë njohje të reja. Deri tani Kosova është njohur nga 54 shtete.

Presidenti kosovar tha se përkundër dyshimeve që kanë pasur disa vende, Kosova ka dëshmuar se është në gjendje të mbajë shtetin, prandaj theksoi ai, ajo meriton të njihet nga më shumë shtete. Presidenti kosovar e bëri këtë deklaratë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, ku po marrin pjesë 350 politikanë, ushtarakë e ekspertë nga mbarë bota.

Në fjalimin e tij, ai u përqendrua në përparimet që ka bërë Kosova pas shpalljes së pavarësisë, duke veçuar këtu miratimin e kushtetutës që garanton respektimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht të pakicave.

Kosovën deri tani e kanë njohur 54 shtete, ndërsa udhëheqja kosovare ka paralajmëruar njohje të reja para njëvjetorit të pavarësisë. Së fundi sinjale për njohjen e Kosovës kanë ardhur nga Ishujt Maldive, të cilat të premten kanë njohur pasaportat e Kosovës dhe kanë paralajmëruar edhe njohjen e shpejtë të shtetit të ri.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›