E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Kosova merion më shumë njohje

Munih - Kosova meriton të njihet nga më shumë shtete. Ky ka qenë mesazhi i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuar mëse 350 politikanëve, ushtarakëve dhe ekspertëve, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Munih.Për herë të parë në konferencën e Munihut presidenti Sejdiu mbajti një fjalim gjatë darkës së punës. Siç bëri të ditur përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, në fjalën dhjetëminutëshe dhe pa letër Sejdiu u përqendrua në arritjet e deritanishme të shtetit më të ri në botë.

Sejdiu ka shtuar se pret të ketë njohje të reja. “Këtë e kemi merituar, sepse përkundër dyshimeve të shumë vendeve të tjera kemi treguar veten se jemi në gjendje ta mbajmë këtë shtet”, ka theksuar Sejdiu.

Vetëm një vit më parë, në të njëjtin vend kishte folur presidenti serb, Boris Tadiq, fjalimi i të cilit asokohe vetëm disa ditë para shpalljes së pavarësisë, ishte transmetuar në sallën e mediave dhe mund të dëgjohej nga qindra gazetarë të akredituar nga e gjithë bota.

Kryetari i ri i konferencës së Mynihut, ambasadori Wolfgang Ischinger, e ndryshoi këtë vit procedurën dhe nuk lejoi që ceremonia të përcillej nga mediat. Kështu që edhe jehona e fjalës së presidentit Sejdiu mbeti brenda mureve të sallës”, shkruan DW-welle e cila për deklaratat e presidentit Sejdiu i është referuar përfaqësuesit diplomatik të Republikës së kosovës në Berlin, Vilson Mirdita.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›